Seminari me mësuesit e gjuhës shqipe në Suedi, Gashi takon mësuesit e diasporës

19:49 | 20 Maj 2019

Këshilltari i Ministrit Bytyqi, Valmir Gashi ka takuar mësuesit e diasporës.

Ai këtë takim e bëri në kuadër të seminarit me mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Suedi, shkruan ORAinfo.

Gashi këtë e ka konsideruar si një kënaqësi të veҫantë për të.

Ai gjithashtu bëri edhe një falenderim për ta, në emër të Ministrit Bytyqi për gjithë kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm në fuksionin e ruajtjes së kulturës dhe traditës shqiptare në diasporë.

Ndër të tjera ai i ftoi ata që të jenë pjesë e Seminarit tashmë tradicional me mësuesit në diasporë.

Ndryshe, ky seminar këtë vit do të organizohet në qytetin e Prizrenit./ORAinfo/

Komento: