Sëmundja e nënës, Ronaldo mungon ndaj Milanit

15:06 | 03 Mars 2020

Cristiano Ronaldo ka të ngjarë të humbasë Juventusin kundër Milanit për shkak të sëmundjes së nënës.

Cristiano Ronaldo ka të ngjarë të humbasë ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Coppa Italia të së nërkurës në mbrëmje midis Juventusit dhe Milanit për shkak të shëndetit të nënës së tij.

Sky Italia raporton sot se ylli portugez u largua menjëherë për të vizituar nënën e tij pasi mësoi për sëmundjen e saj pasi ajo u dërgua në spital në urgjencë, përcjell ORAinfo.

Pretendohet se ajo është në një gjendje të qëndrueshme dhe për këtë arsye nuk ka shqetësime të menjëhershme të mëdha, por sulmuesi u nis mënjëherë për t’i qëndruar afër me të marrë lajmin.

Nga ana tjetër, edhe të Milan do të këtë shumë mungesa. Zlatan Ibrahimovic, Theo Hernandez dhe Samu Castillejo nuk do të luajnë pasi janë të pezulluar. /ORAinfo/

Komento: