Sëmundje të tjera vdekjeprurëse mund të zhvillohen në muajt e ardhshëm

21:30 | 08 Maj 2020

Paralajmërimi i frikshëm, këtto janë sëmundje të tjera vdekjeprurëse mund të zhvillohen në muajt e ardhshëm.

Gjatë muajve të ardhshëm ekspertët e ndryshëm të shëndetësisë janë shprehur se pritet që rastet e malaries, HIV / AIDS dhe sëmundje të tjera mund të zhvillohen më shumë në të gjithë botën, në kohën që të gjithë sistemet globale të shëndetit mblidhen për të luftuar pandeminë koronavirus .

Shumë ekspertë, disa prej të cilëve shërbyen në qeverinë amerikane, për CNN shprehën shqetësimin se virusi që tashmë ka marrë më shumë se 268 mijë jetë njerëzish mund të ketë efekte shkatërruese në sigurinë e shëndetit në të gjithë globin.

“Nëse nuk kontraktojnë COVID-19, por vdesin nga malaria, padyshim që kjo nuk është gjë e mirë për njerëzimin. E gjithë kjo punë nuk mund të ndalet sepse vëmendja u zhvendos diku tjetër, ajo duhet të vazhdojë,” tha Bill O’Keefe, Zëvendës Presidenti Ekzekutiv për Misionin, Mobilizimin dhe Avokatinë në Shërbimet e Ndihmës Katolike.

Presidenti i ONE Campaign, një grup që lufton varfërinë ekstreme dhe sëmundjet e pashërueshme, Gayle Smith ka theksuar se beteja duhet të luhet në shumë fronte.

Ndër të tjera specialistë të tjerë kanë theksuar se tashmë kishte prova se trajtimet shëndetësore po ndikohen nga mbylljet, bllokimet, ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit dhe madje edhe frika për të shkuar në institucionet mjekësore.

Komento: