Vajza e Kylie Jenner nuk është mirë me shëndet. Mediat e huaja kanë raportuar se vajza e vogël e Kylie Jenner është shtrirë në spital pas një reaksioni alergjik, shkruan lajmi.net.
Mirëpo tani gjendja e saj shëndetësore është më e mirë dhe kjo u bë e ditur nga nëna 21 vjeçare, Kylie Jenner e cila ishte shqetësuar shumë për të bijën.
“Kalova ditën në spital me beben time. Ajo pati një reaksion alergjik por tani është 100% mirë dhe jemi kthyer në shtëpi. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi kur ndodhin këto gjëra. Zoti i bekoftë të gjitha nënat me foshnje të sëmura. Unë po dërgoj kaq shumë dashuri dhe energji pozitive”, ishin fjalët e saj pranë fotos ku shihet vogëlushja duke bërë gjumë