Senatori amerikan kërcënon me tërheqjen e trupave amerikane nëse nuk largohet taksa

11:13 | 10 Mars 2020

Vazhdon të rritet presioni amerikan ndaj qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

Senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David Perdue ka konfirmuar rrezikun që Kosova mund ta ketë këtyre ditëve, përshkak të mos-heqjes së taksës.

Sipas tij, nëse Kosova nuk është e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA-ja duhet rishqyrtuar prezencën ushtarake në Kosovë.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA. duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar ai.

Për këtë deklaratë ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli.

Sipas tij, ka ardhur koha për vendime për të mos cenuar partneritetin Kosovë-SHBA.

Komento: