Dje ia kërkoi Asociacionin Kurtit, sot Senatorit i bie në sy tymi i Obiliqit në Aeroport – “Duhet të investojmë”.
Senatori amerikan, Chris Murphy, që ka qëndruar në Kosovë, sot është nisur për në Shqipëri.
Por, pa e lënë ende Kosovën, ai ka bërë një video nga aeroporti i Prishtinës për të treguar nivelin e ndotjes së ajrit dhe nevojën për të investuar në këtë drejtim, raporton Gazeta Express.
“Ju mund të shihni tymin në aeroportin e Prishtinës”, thotë ai në këtë video.
“Një ndër projektet që është duke zhvilluar është që të ndihmojmë Kosovën për të investuar në energji solare”.
Ai tha se ky rajon është i rëndësishëm për SHBA-në dhe se fokusi i tyre u kthye gjatë të 90-ve për shkak të konflikteve.
“Këto tensione vazhdojnë të jenë dhe kjo ka kuptim për ne që të investojmë për të ruajtur paqen këtu”.
Murphy tha se ndalesën e dytë pas Kosovës, do ta kenë në Shqipëri dhe më pas edhe në Serbi, Mal të Zi e Maqedoni të Veriut.