Sporti i xhudos ka arritur një sukses të madh.
Distria Krasniqi u shpall e artë në Grand Priz Antalya, ku la pas edhe shumë vendë tjera.
Pas shpalljes si e parë në këtë kompeticion, pasoi edhe ndritja e flamujve, dhe aty ishin flamuri i Kosovës i pari, pastaj i Serbisë, i Kazakhstan dhe Koresë.
Distria triumfoi me Ippon në kategorinë 48 kg duke qenë më e mirë se rivalja, Galbadrakh.
Kjo është medalja e dytë për Krasniqin këtë vit, ajo ka triumfuar edhe në Grand Slamin e Parisit, ku e mori medaljen e argjendtë, në shkurt të këtij viti. Ndërsa, në garat e tjera që u zhvilluan në vitin 2019, Krasniqi pushoi.