Serbët e veriut e quajnë tradhtarë Vuçiqin

13:43 | 08 January 2023

Serbët e veriut e quajnë tradhtarë Vuçiqin: Na shitët, nuk do ta bëjmë as Asociacionin tuaj.

Një grup prej qytetarëve serbë janë mbledhur në Mitrovicën e Veriut, në një protestë kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe Listës Serbe.

Ata e kanë akuzuar Vuçiqin për “tradhti të lartë” dhe Listën Serbe për “tortura, pasurim, kërcënime e shantazhe”.

Protesta ka nisur pak para orës 12:00, ku protestuesit kanë shpalosur një pankartë “Vuçiq – Kosmeti nuk të do, na tradhtove, Ne nuk do ta bëjmë as Asociacionin tuaj, ju na shitët”.

Komento: