Serbët e veriut me peticion për shkarkimin e kryetarëve, flasin nga KQZ-ja

15:45 | 05 Dhjetor 2023
serbet-e-veriut-me-peticion-per-shkarkimin-e-kryetareve,-flasin-nga-kqz-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar katër emaile, prej të cilave tri e kanë pasë të bashkangjitur formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës.

Këtë e ka konfirmuar për Front Online zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se gjatë ditës së sotme, në disa e-maila zyrtar, kemi pranuar katër e-maile, tri prej të cilave kanë të bashkëngjitur të plotësuar formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni”, ka thënë Elezi.

Në këtë fazë, KQZ deklaron se këto shkresa do të trajtohen dhe publiku do të informohet me kohë.

Sot ka pasur raportime se serbët në komunat veriore të Kosovës kanë dorëzuar te kryesuesit e kuvendeve komunale kërkesë për inicim të peticionit për largimin e kryetarëve aktualë nga detyra./Front Online

Komento: