Kosova javë me parë është bërë me ushtri.
Ani pse një numër i madh i tyre u larguan vitin që shkoi, interesimi i serbëve për të shërbyer në institucionet e sigurisë në Republikën e Kosovës është mjaft i madh.
Për vetëm 70 vende të punës në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrinë e FSK-së, janë lajmëruar rreth 300 pjesëtarë të komunitetit serb
Institucionet janë të vendosura që edhe Forca e re të jetë shumë-etnike dhe në interes të të gjithë qyetarëve të Kosovës.
Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha i cili do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjës, në një intervistë për KosovaPress flet për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.
Ai thotë që kapacitetet aktuale Forca do t’i bartë në mandantin e ri, dhe do të zhvillojë të tjera që janë të nevojshme për Forcën e re.
I pyetur për pjestarët serb të cilët nga presioni i Beogradit u larguan nga FSK, dhe plotësimin e vendeve vakume aty, Berisha ka treguar që ka mjaft interesim nga të tjerë serbë.
Ai ka bërë të ditur se në tre mujorin e parë të këtij viti do t’i plotësojnë ato vende të punës.
Berisha pret që një marrëveshje gjithpërshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, do të ndikonte edhe në integrimin e komunitetit serb në FSK dhe instituione të tjera.
Ai thekson që nuk kanë pretendime territoriale ndaj asnjë shteti fqinj, dhe që njëjtë duhet të jenë edhe të tjerët ndaj Republikës së Kosovës.
Berisha thotë se Forca do të veprojë në tërë territorin e Kosovës.
Për KosovaPress, Berisha tregon se në 120 ditëshin e parë parashihet që MFSK të trasformohet në Ministri të Mbrojtjes, por thekson që do të jetë një vit sfidues.
Më 14 dhjetor 2018, Kuvendi i Kosovës miratoi pakon me tre projektligje që i hapin rrugë trasnfomimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës. E më 28 dhjetor, presidenti i vendit nënshkroi dokumentet dhe procedurat përmbyllen me publikimin e tyre në gazetën zyrtare.
Transformimi i FSK-së po bëhet me ndryshime ligjore, meqë për ndryshime kushtetuese duhej edhe përkrahja e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, e këta të fundit vazhdojnë të kundërshtojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës.