Serbët kërkojnë shkarkimin e Vuçiqit, ky është reagimi i tij – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Serbët kërkojnë shkarkimin e Vuçiqit, ky është reagimi i tij

15:42 | 09 Dhjetor 2018

Vuçiq është duke kaluar nëpër një preiudhë të keqe.

Presidenti serb Aleksander Vuçiq u shprehë i shqetësuar me veprimet e Kosovës qësipas tij nuk po i kufizon askush, transmeton Indeksonline.

Po ashtu u shprehë se Prishtina është gati për të marrë mase të reja që për qëllim kanë Serbinë dhe qytetarët serb në Kosovë.

Vuçiq po ashtu potencoi se Kosova ka gati tre masa të reja për Serbinë por nuk i potencoi se për çfarë lloj masash bëhet fjalë.

Ndërsa për lajmet se në Beograd mbrëmë janë parë tanket në qytet pas përfundimit të protestës, i quajti shpikje. Po ashtu shqiptarët i quajti të lindur për shpikje.

Sa i përket protestave të mbrëmshme opozitare kundër tij, Vuçiq i quajti absurde. Ndërsa për kërkesën për dorëheqje ai tha: “Ajo as që vjen në mendjen time.”

Presidenti serb është duke kaluar në një kohë të vështirë. Pas vendosjes së taksës 100% nga Republika e Kosovës ndaj taksave serbe, tash e ka edhe kundër opozitën dhe popullin

Komento: