Serbët largojnë flamurin e Kosovës nga Kalaja e Artanës

18:40 | 16 August 2019

Vendosja e flamurit të Kosovës në Kalanë e Artanës nxiti reagimin e qytetarëve serbë.

Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë kryetari i Artanës, Svetislav Ivanoviq.

“Ne ishim aty sot, e pamë që flamuri është hequr, nuk ka asgjë, ne e kemi diskutuar këtë edhe me zyrtarët e policisë së Kosovës”, tha ai, shkruan lajmi.

Sipas tij, për vendosjen e flamurit në atë kala ai ishte informuar nga mediat dhe nuk kishte ditur asgjë për këtë çështje.

Ndryshe, media dhe zyrtarët serbë kishin reaguar mjaft ashpër për vendosjen e flamurit të Kosovës në këtë kala.

Mediat serbe, kishin shkuar edhe më larg duke e quajtir si “Kështjellë Mesjetare Serbe”.

Komento: