Serbët në Beograd dëshirojnë marrëveshje me Kosovën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Serbët në Beograd dëshirojnë marrëveshje me Kosovën

15:26 | 18 Janar 2019

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka hyrë në fazën finale.

Në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë, 64 për qind e të anketuarve në Serbi konsiderojnë se ky problem duhet të zgjidhet pavarësisht nëse këtë e kërkon ose jo Bashkimi Evropian.

Kështu ka thënë sot ministrja e Integrimeve Evropiane e Serbisë, Jadranka Joksimoviq, shkruan e përditshmja e Beogradit, “V.Novosti”. Kjo e dhënë doli në bazë të një hulumtimi gjashtëmujorë të kësaj ministrie, siç ka thënë ajo, të kryer sipas standardeve të Eurobarometrit, transmeton Koha. net.

Ajo po ashtu bëri të ditur se sipas këtij sondazhi, 55 për qind e qytetarëve të Serbisë mbështet integrimin evropian.

Komento: