Serbët në Zveçan ndezin qirinj për terroristët e vrarë në Banjskë

17:56 | 26 Shtator 2023
serbet-ne-zvecan-ndezin-qirinj-per-terroristet-e-vrare-ne-banjske

Serbët lokalë të Zveçanit janë mbledhur për të ndezur qirinj për pjesëtarët e grupit terrorist që u vranë gjatë sulmit të organizuar nga fshatin Banjskë.

Në mesin e qytetarëve të mbledhur janë Ivan Teodosijeviq dhe ish-deputetja në Kuvendin e Kosovës Miljana Nikoliq.

Lista Serbe që për nënkryetar ka kryeterorrisitin Milan Radojicic sot ka shpallur 26, 27 dhe 28 shtatorin si Ditë zie për terroristët që vranë pjesëtarin e policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun, derisa ishte në detyrë.

Njejtë ka vepruar edhe regjimi i Aleksander Vucicit, duke shpallur 27 shtatorin si Ditë zie në nder të terroristëve të vrarë.

Komento: