Serbët nesër përmes protestës do të kërkojnë lirimin e Arsenjeviqit

03:32 | 10 October 2024
serbet-neser-permes-protestes-do-te-kerkojne-lirimin-e-arsenjeviqit

Partia Demokratike Serbe, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër nga ora 10:00 do të organizohet një protestë, përmes së cilës kërkohet lirimi i menjëhershëm i liderit të tyre, Aleksandar Arsenjieviq, i cili u arrestua sot nga Policia e Kosovës.

Kjo protestë thuhet se do të mbahet te Stacioni Policor në veri të Mitrovicës.

Tutje theksoi se “kjo protestë nuk ka karakter politik, por qytetar”.

Komento: