Serbët sërish protestojnë në Shtërpcë

13:14 | 04 May 2019

Serbët protestojnë sërish kundër hidrocentralit në Shtërpcë.

Mbi dhjetëra serb u mblodhën sot në një vend të quajtur Obrek në Shtërpcë për të protestuar kundër ndërtimit të një hidrocentrali.

Sipas banorëve serb, ky hidrocentral i cili do të rrezikonte furnizimin me ujtë në këtë vend.

Përkundër përpjekjeve të investitorëve privat, serbët kanë vendosur të qëndrojnë të palëkundur nga kërkesa e tyre.

Edhe dje banorët dolën në protestë, ku u përplasën me policinë. Protesta e sotshme ishte paqësore.

Të hënën pritet të ketë takim me përfaqësues nga qeveria, policia lokale dhe gjyqësia për zgjidhjen e problemit.

Ndërtimi i një hidrocentrali ishte tentuar të bëhej edhe vitin e kaluar. Edhe gjatë vitit të kaluar banorët kishin protestuar, duke detyruar komunën për tërheqje të vendimit.

Komento: