Ngjarje në Mitrovicën e Veriut.
Një fëmijë shqiptar është sulmuar nga dy të tjerë të komunitetit serb në Mitrovicë.
Sipas Policisë, sulmi ndodhi dje pasdite në rrugën “Kolasinska”, ndërsa, për momentin të dyshuarit janë të pa identifikuar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.