Serbët vazhdojnë të provokojnë në pjesën veriore të Kosovës.
Në urën e cila çon në Bërnjak, janë vendosur kamionë nga ana e serbëve, për të penguar qasjen në këtë urë, si dhe për të vështirësuar kalimin fizik të policisë.
Nga pamjet e siguruara nga Klankosova.tv, shihet një kamion i vendosur në mënyrë horizontale në urë.
Masa e reciprocitetit ka hyrë në ditën e saj të pestë, dhe situata dita-ditës po shkon duke u tensionuar.