Ndalohet një serb në kufi.
Në fshatin Korminjan, policia kufitare ka ndaluar një person, shtetas i Serbisë pasi që i njëjti e kishte kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi.
“Fsh. Korminjan. Njësiti patrulluese ka ndaluar të dyshuarin mashkull Serb shtetas të Serbisë pasi që i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin Kosovë- Serbi”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.