Serbi kosovar tenton të hyjë në vend me mall të kontrabanduar

20:37 | 27 Korrik 2023
serbi-kosovar-tenton-te-hyje-ne-vend-me-mall-te-kontrabanduar

Pas pranimit të informacionit inteligjent nga njësitë policore kufitare, organet e rendit në Vushtrri, rreth orës 23:00 të së mërkurës kanë arritur të ndalojnë kamionin me vozitës të dyshuarin mashkull serb kosovar.

Pas kontrollit është konstatuar se vozitësi i dyshuar nuk kishte dokumentacion, kurse malli dyshohet se është kontrabanduar nga Serbia.

Pas realizimit të kontrollit, në kamion kishte të ngarkuara pemë:

pjeshkë 4200 kg

nektarinë 3500 kg

dardhë 1650 kg

kumbull 1450 kg dhe

kajsi 800 kg

Pas përfundimit të procedurave, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt, kurse kamioni është sekuestruar dhe është​ dorëzuar në terminalin doganor në Mitrovicë.

 

 

Komento: