Serbi: Mbi 7 mijë raste të reja me koronavirus

16:28 | 01 Dhjetor 2020

Mbi 7 mijë raste të reja me Covid-19 në Serbi.

Serbia po vazhdon të shënoj rekord të rasteve me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet janë regjistruar 7 mijë e 999 raste të reja nga testimi i gati 23 mijë mostrave.

48 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit duke çuar totalin e vdekjeve në 1 mijë e 652.

Deri tash në Serbi kanë rezultuar pozitiv për Covid-19 183 mijë persona.

Qindra mijra raste të reja me Covid-19 po shënojnë edhe shtetet tjera.

Deri tani në botë vlerësohet të jenë infektuar 63 milionë e 752 mijë e 306 persona.

Ndërsa, sipas faqes së statistikave ëorldometers.info 1 milionë e 477 mijë e 366 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 44 milionë e 145 mijë e 307 janë shëruar nga ai.

Komento: