Serbia dhe Bosna pagat më të larta, Kosova në “fund të pusit”

16:56 | 02 Qershor 2025
serbia-dhe-bosna-pagat-me-te-larta,-kosova-ne-“fund-te-pusit”


Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj ose rreth 770 euro. Në krahasim me një vit më parë, paga u rrit me 9.8% në vlerë nominale.

Ritmet e rritjes së pagave kanë qenë më të forta dy vitet e fundit, të ndikuara kryesisht nga pagat e administratës. Pavarësisht kësaj, rajoni ka ecur shumë më shpejt në rritjen e pagave.

Me përjashtim të Kosovës, pagat në Shqipëri mbeten rreth 30% më të ulëta se në vendet e tjera të rajonit, raporton FrontOnline.

Paga më e lartë mesatare mujore bruto është në Serbi, me 1150 euro në muaj. Në Bosnjë-Hercegovinë, paga është gati 1100 euro. Në Malin e Zi paga është 1083 euro. Edhe Maqedonia e Veriut paguan mesatarisht punonjësit me më shumë se 1000 euro në muaj.

Komento: