Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet nëse ata duan të bëhen pjesë e BE.
Marrëveshja gjithëpërfshirëse ligjërisht e detyrueshme ndërmjet dy vendeve të përfundojë pa zvarritje. Kjo është e domosdoshme në mënyrë që Serbia e Kosova të përparojnë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Marrëveshja duhet t’i zgjidhë të gjitha çështjet e hapura në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, standardet e BE-së dhe duhet t’i kontribuojë stabilitetit rajonal.
Sipas gazetës së Beogradit “Blic”, kështu theksohet në Projekt konkluzionin që do të jetë temë shqyrtimi në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Bashkimit Evropian që mbahet më 18 qershor.
Siç thotë gazeta, ky është edhe një mesazh i qartë se dialogu dhe marrëveshja me Kosovën për diplomacinë evropiane janë vendimtare për përparimin e Serbisë drejt BE-së.
Shefat e diplomacive evropiane do të flasin edhe për rrethanat në Ballkanin Perëndimor dhe ata do të duhej të miratonin konkluzionet për përparimin dhe detyrimet e vendeve në procesin e zgjerimit.
Pos Serbisë dhe Kosovës, raporti shqyrton edhe gjendjen në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Konstatimet e ministrave do të verifikojnë shefet e shteteve dhe të qeverive të BE-së më 20 e 21 qershor në Bruksel
Këto janë gjashtë detyrat e BE-së për Serbinë:
Marrëveshja gjithëpërfshirëse ligjërisht e detyrueshme me Kosovën,
Fokusimi në reforma bazike,
Përparim në fushën e sundimit të ligjit,
Gjyqësor dhe medie të pavarura,
Luftë kundër krimit e korrupsionit,
Koordinim të Politikës së Jashtme.