Serbia e mban sekret planin që e ka për Kosovën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Serbia e mban sekret planin që e ka për Kosovën

10:42 | 24 Janar 2019

Serbia nuk mund ta tregojë planin që e ka për Kosovën.

Kështu ka deklaruar ministri serb i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiqi i ka deklaruar se nuk mund të tregojë në detaje cili është plani i Beogradit në dialog me Prishtinën për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Ai, siç njofton agjencia serbe e lajmeve beta ka thënë se dialogu ndërmjet Serbisë e Kosovës ka ngecur në momentin që ideja e Vuçiqit doli në opinion, transmeton Koha net.

Shefi i diplomacisë serbe ka zbuluar se ideja ka qenë që “ të bëhej një përcaktim i vijës ndarëse“.

„Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçqi ka paraqitur parimet e veta sipas të cilëve do të duhej biseduar me Kosovën, por sapo ato dolën në opinionin, disi u ngec me dialogun“ citohet të ketë thënë Daçiq.

Ai ka përsëritur se ideja përfshinte gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi, që të “bëhej njëfarë përcaktimi i vijës ndarëse”.

Ka shtuar se dialogu ndërmjet Serbisë e Kosovës kurrë nuk është zhvilluar në detaje.

„Vendet që e kanë njohur Kosovën thonë se Kosova i ka kufijtë vet, ndërsa opinioni ynë dhe Kushtetuta thonë se thonë se ajo është pjesë e Serbisë. Nëse thoni se ekzistojnë dy parime zgjidhjesh, njëri është që Kosova të jetë e pavarur, apo parim ynë që ajo ta ketë shkallën më të lartë të autonomisë në kuadër të Serbisë, e shihni se asnjëra zgjidhje nuk është e pranueshme për asnjërën palë”, ka përfunduar Daçiq.

Komento: