Serbia falënderon Angolën që nuk po e njeh Kosovën si shtet

11:51 | 12 Tetor 2021

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakovic sot është takuar me kryediplomatin e shteti të Angolës, Tete Antonio.

Kreu i diplomacisë së Serbisë falënderoi Angolën për qëndrimin e saj të vendosur në çështjen për Kosovën dhe mbështetjen që po i jep Serbisë në organizatat ndërkombëtare.

Në këtë takim, dy kryediplomatët ranë dakord se duhet të organizohet një forum i biznesit mes Angolës dhe Serbisë.

Kjo për të rritur edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik mes këtyre dy vendeve.

Dy ditë më parë, Aleksander Vuçiq falendëroi Indonezinë dhe Palestinën që nuk po e njohin Kosovën si shtet.

Komento: