Serbia i gëzohet këtij lajmi të fundit nga Kosova – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Serbia i gëzohet këtij lajmi të fundit nga Kosova

09:33 | 07 Janar 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaҫi ka thënë se do të shfuqizohet vendimi për taksën prej 100% për produktet serbe.

Mediat serbe kanë reaguar me gëzim pas kësaj deklarate.

Mediat serbe kanë mirëpritur deklaratat e fundit nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me mundësinë e shfuqizimit të vendimit për taksë prej 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia.

“Lajm i mrekullueshëm për Pashkët Ortodokse”, Thaçi ka premtuar heqjen e taksës për mallrat serbe”, shkruan portali serb “Alo”.

Portale të tjera serbe kanë mirëpritur deklaratat e fundit nga presidenti Thaçi për të përditshmen amerikane “Washington Post”.

Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë”, kishte thënë Thaçi.

Komento: