Serbia i ngre aktakuzë Nezir Mehmetajt, kjo është arsyeja

19:54 | 01 Korrik 2020

Serbia ka ngritur aktakuzë ndaj Nezir Mehmetajt.

Prokuroria për kr.ime lufte në Beograd ka ngritur aktakuzë kundër N.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “kr.ime lufte kundër popullatës civile” gjatë periudhës qershor-korrik të vitit 1999.

Krimet supozohet se janë kryer në fshatin Rudicë, Komuna e Klinës, ka konfirmuar Prokuroria në Beograd.

Së bashku me aktakuzën është edhe kërkesa për zgjatje të paraburgimit të të pandehurit N.M, i cili më 3 janar ështëprangosur në pikëkalimin kufitar në Merdare dhe që atëherë është në ndalim.

Zëdhënësi i Prokurorisë për krime lufte në Serbi, Vasillje Seratiq ka konfirmuar për REL më 9 janar se shtetasit të Kosovës, Nezir Mehmetaj i ishte caktuar ndalimi prej 30 ditësh, nën dyshimet për vepra të rënda lufte në fshatin Rudicë.

Në përgjigjen me shkrim nga Prokuroria e Beogradit dhënë për Radion Evropa e Lirë, nuk përmenden detajet se për cilën vepër të rëndë bëhet fjalë dhe për çka konkretisht akuzohet Mehmetaj.

Avokati i Mehmetaj, Sead Spahoviq ka thënë se Mehmetaj po akuzohet për vepra të kryera pas qershorit, 1999, kur lufta kishte mbaruar dhe se akuzat ndaj tij nuk mund të lidhen me vepra të rënda lufte.
Ai ka shtuar se nuk ka asnjë dëshmi në shkresat e prokurorisë ndaj lëndës për Mehmetajn se klienti i tij ka qenë i përfshirë në ndonjë vepër që përbën vepra të rënda lufte.

Pas ndalimit të Nezir Mehmetajt nga autoritetet serbe, Prishtina zyrtare kishte kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

Komento: