Serbia kërcënoi se do të hynte në Kosovë, ja ҫfarë thonë mediat e huaja

22:53 | 12 December 2018

Duket se raportet mes Kosovës dhe Serbisë janë bërë interesante edhe për mediat e huaja.

Ndonjë aksion ushtarak i Serbisë do të shkaktonte ndërhyrjen e drejtpërdrejtë me rreth 4.600 paqeruajtës të NATO-s, duke përfshirë edhe ushtarët amerikanë të stacionuar në Kosovë nga viti 1999 dhe sigurisht se do të shkaktonte snaksione nga Perëndimi dhe izolimin e Serbisë, konstaton AP.

Në një analizë rreth hapave të ndërmarrë për formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe reagimet e Serbisë, si edhe kërcënimet e saj, agjencia amerikane Associated Press shqyrton se sa është reale ndërhyrja e Serbisë në Kosovë, për çka është kërcënuar edhe vetë kryeministrja serbe Ana Brnabic.
Duke i quajtur kërcënimet serbe “boshe”, agjencia konstaton se do të ishte skajsshmërisht e pabesueshme se Serbia do të ndërmarrë ndonjë aksion ushtarak, ndonëse “i ka shtuar rrapllimet me armë”.

Kjo, shton AP, do të shkaktonte ndërhyrjen e drejtpërdrejtë me rreth 4.600 paqeruajtës të NATO-s, duke përfshirë edhe ushtarët amerikanë të stacionuar në Kosovë nga viti 1999.

Kjo, po ashtu, sipas AP-së, sigurisht se do të shkaktonte snaksione nga Perëndimi dhe izolimin e Serbisë, shton AP.

Agjencia merret me forcën që do të kishin dy ushtritë, legitimitetin e saj, reagimin e NATO-së, si dhe mundësinë që Rusia t’i vinte në ndihmë Serbisë në një ndërhyrje eventuale të saj, meqë Moska ka vlerësuar se “formimi i Ushtrisë së Kosovës mund të shkaktojë pasoja jo vetëm për serbët në regjion, por edhe për sigurinë e tërë Ballkanit”.

“Por, nuk është e besueshme se Moska do t’i bashkohet Serbisë në çfarë do qoftë aksioni ushtarak kundër NATO-s në Kosovës. Aq më shumë, ushtria rusë nuk ka qasje reale në Serbi e Kosovës, të cilat praktikisht janë të rrethuara me shtetet anëtare të NATO-së”, thekson AP.

Komento: