Gjykata në Supreme në Maqedoninë Veriore ka hedhur poshtë kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish-lutëtarit të UÇK-së, Tomor Morina.
Sipas burimeve, në Supreme është vendosur pas marrjes së mendimit për herë të ditë, nga Prokuroria Republikane.
Tani është çështjeje kohe lirimi i ish-luftëtarit të UÇK-së Morina, pasi vendimi i Supremes duhet të udhëtojë së pari drejt Gjykatës Themelore, dhe kjo e fundit, pas kompletimit të dosjes me këto mendime, duhet ta dorëzojë për qëndrimin final te Ministria e Drejtësisë.
Një procedurë e tillë pritet të përfundojë në harkun kohor të disa orëve, por edhe të disa ditëve.
Avokati i Morinës, Naser Raufi tha gjithashtu se pret me optimizëm një vendim të tillë, edhe pse prej ditësh theksonte se ligji për bashkëpunim ndërkombëtare për materie penale, ishte në favor të klientit të tij.
Morina u ndalua në vendkalimin kufitar të Bllacës, në 24 korrik. Në bazë të fletë-arre stit të Interpolit, me kërkesë të Serbisë.
Morina akuzohej për krime lufte gjatë viteve 98-99.