Serbia kishte thënë se Togo ka tërhequr njohjen e Kosovës, Pacolli: Epilogu do të jetë ndryshe

22:30 | 24 Shtator 2024
serbia-kishte-thene-se-togo-ka-terhequr-njohjen-e-kosoves,-pacolli:-epilogu-do-te-jete-ndryshe

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është takuar me presidentin e Republikës së Togos, Faure Gnassingbé, të cilin e kishte takuar edhe para tetë vitesh kur ky vend njohu Kosovën.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se po vazhdon me takimet në nivel të krerëve të shteteve të ndryshme.

“Sot takova Presidentin e Republikës së Togos, të cilin e pata vizituar para 8 viteve. Ajo vizitë përfundoi me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Për shkak të ‘mungesës së aktiviteteve diplomatike’ dhe ‘iniciativave’ të anës tjetër, është përfolur se ky shtet ka tërhequr njohjen”, ka shkruar Pacolli, transmeton Telegrafi.

Pacolli ka thënë se “Epilogu do të jetë ndryshe!”.

Ndryshe, pesë vite më parë, në gusht të vitit 2019 ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, kishte thënë se Togo është në mesin e 15 shtetevë që ka tërhequr njohjen e Kosovës.

 

Komento: