Është liruar nga ndalimi në Serbi, zyrtari i ATK-së, Marjan Gjoka.
Gjoka ishte ndaluar të dielën në pikën kufitare mes Kroacisë e Serbisë, me dyshimet se ka kryer veprën penale të terrorizmit. Ndaj tij ishte caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Kristë Gjokaj, komandant i Policisë në Gjakovë, ka bërë të ditur lajmin.
“Fillimisht dua të ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj në rastin e shokut tim dhe tuajin, Marjan Gjoka. Njëkohësisht ju njoftoj se Marjani sapo është liruar dhe për pak orë pritet të mbërrijë në Merdar. Përjetësisht mirënjohës të gjithëve!”, ka shkruar ai në Facebook.