Serbia ndalon në kufi dy zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, reagon Haradinaj

13:43 | 11 May 2019

Serbia po vazhdon t’i ndalojë në kufi zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Srdjan Jovanoviq, këshilltar në Zyrën e Kryeministrit dhe Srecko Spasiq, këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, janë ndaluar sot nga autoritetet serbe në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë Kryeministrit Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook.

Haradinaj ka thënë se është i papranueshëm keqtrajtimi i vazhdueshëm i zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës nga autoritetet serbe. Tha se politika agresive e Serbisë nuk ka të ndalur dhe bllokuesit kryesor të normalizimit të marrëdhënieve janë autoritet serbe.

“I papranueshëm keqtrajtimi i vazhdueshëm i zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës nga autoritetet serbe. Sot në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë janë ndaluar nga autoritetet serbe, Srdjan Jovanoviq, këshilltar në zyrën time dhe Srecko Spasiq, këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Keqtrajtimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe janë provokim dhe agresion i Serbisë ndaj Kosovës. Kjo tregon se politika agresive e Serbisë nuk ka të ndalur dhe bllokuesit kryesor të normalizimit të marrëdhënieve janë autoritet serbe”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: