Serbia pagaditet për një kapitull të ri negociatash me BE-në

21:16 | 27 June 2019

Në konferencën ndërqeveritare Bashkimi Evropian-Serbi, kjo e fundit çel kapitullin e ri në negociatat për anëtarësim në bllokun evropian.

Ministrja për Integrime Evropiane e Serbisë, Jadranka Joksimoviç, do të jetë në krye te delegacionit serb në konferencën e Brukselit, ku do të hapet kapitulli i nëntë i negociatave në lidhje me shërbimet financiare.

Pas takimit, Joksimovic dhe Komisioneri i zgjerimit Johannes Hahn, do të nënshkruajnë marrëveshjen financiare, IPA, për vitin 2018, e cila për Serbinë parashikon një fond prej 179.1 milionë eurosh.

Beogradi deri me tani ka hapur 16 kapituj në negociatat me BE-në, nga 35 që janë në total.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor negociatat për anëtarësim i kanë nisur, Mali i Zi dhe Serbia.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mbeten në pritje të vendimit për nisjen e këtyre negociatave, ndërsa Kosova dhe Bosnja-Hercegovina kanë vetëm marrëveshje stabilizim-asociimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në këtë bllok

Komento: