Serbia pëson humnje prej 35 milionë eurove nga taksa 100 për qind

09:49 | 20 December 2018

Serbia ka pësuar dëme në vlerë prej rreth 35 milionë eurosh që nga vënia e taksës 100 për qind nga Kosova.

Ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit, Rasim Ljajiq ka folur për shifrat e humbjes pas taksës 100 për qind nga Kosova.

Nga 21 nëntori kur Prishtina vendosi taksë për prodhimet nga Serbia, dëmet e drejtpërdrejta deri më sot janë 34.6 milionë euro, ka thënë Ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit, Rasim Ljajiq.

“Deri më sot, nga 21 nëntori në Kosovë kanë hyrë më pak mallra me vlerë prej 34.6 milionë euro”, deklaroi Ljajiq në emisionin e mëngjesit në “RTS”, transmeton lajmi net.

Ai ka theksuar se kjo është vlera e dëmeve direkte derisa ajo indirekte është shumëfish më e madhe.

“Kjo është fushata e tretë, 2008, 2010 dhe tani. Dy të parat nuk kishin ndikim përveç kësaj, sepse tregtarët në jug të Kosovës nuk mbajnë në dyqane mallrat serbe”, shtoi ai.

Sipas tij, për shkak të kësaj mase në Prishtinë ka filluar kontrabandimi i mallrave sepse njerëzit duhet të gjinden për nevojat e tyre elementare.

“Duhet të sigurojmë ekzistencën e mallrave të domosdoshme, ilaqeve, që nuk duhet të kenë mungesë, sa do që mund të jetë e vështirë. Kosova nuk mund të mbyllet hermetikisht”, theksoi Ljajiq.

Komento: