Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinajt, Avni Arifi thotë se Serbia po lyp masa të reja tarifore.
Arifi ka thënë se Serbia po vazhdon të punojë kundër normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.
Sipas tij, letra e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, dërguar vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, me kërkesë për tërheqjen e njohjes për Kosovës, është goditja e radhës ndaj përpjekjeve për normalizim.
Veprimet e tilla të qeverisë së Serbisë, ai ka thënë se i sheh si provokim dhe nxitje për masa të reja tarifore.
“Letra e Kryeministres Brnabič dërguar vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës me kërkesë për tërheqjen e njohjes është goditje e radhës përpjekjeve për normalizim. Veprimet e tilla të qeverisë së Serbisë i shoh si provokim dhe nxitje për masa të reja tarifore. Edhe një dëshmi se tarifat duhet të hjeken menjëherë pas njohjes reciproke”, ka shkruar Arifi.