Sindroma Kawasaki ka arritur edhe në Serbi, dy fëmijë preken nga kjo sëmundje e rrallë.
Sindroma Kawasaki që është shfaqur tek fëmijët që fillimisht vuanin nga coronavirusi në Evropë dhe SHBA, raportohet se dy raste të tilla janë regjistruar edhe në Serbi.
Bëhet fjalë për sëmundje shumë të rrallë që është e shërueshme, nëse zbulohet në kohë dhe reagojnë mjekët.
Sipas drejtorit të Repartit të Pulmologjisë në Beograd, Predrag Miniq, shfaqja e sindromës Kaëasaki me epideminë e coronavirusit, është bërë diçka e zakonshme nëpër botë.
Zakonisht kjo sindromë i prek fëmijët mbi moshën 5-vjeçare që kanë simptoma shumë të lehta, apo që me raste as nuk e dinë që janë të prekur nga kjo sindromë.
Miniq pranoi se në repartin që ai menaxhon gjenden dy pacientë me sindromën Kaëasaki që sipas tij po i përgjigjen mirë terapisë, dhe se gjithçka shkon mirë, ata shpejt do të lirohen nga spitali.
Që të dy pacientët fillimisht vuanin nga coronavirusi dhe janë mbi moshën 5-vjeqare.