Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: Heshtja ndërkombëtare, bashkëfajësi morale

11:50 | 13 Prill 2026
serbia-promovon-kriminelet-e-luftes-–-reagon-ovl-e-uck-se:-heshtja-nderkombetare,-bashkefajesi-morale

Ditë më parë në Kuvendin e Serbisë është hapur ekspozita kushtuar Njësive Speciale të Policisë dhe komandantit të tyre, Obrad Stevanoviq.

Lidhur me këtë kanë reaguar nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së.

Në reagimin e tyre, OVL e UÇK-së thekson se ndërsa në Kosovë ende vazhdojnë kërkimet për persona të pagjetur nga periudha e luftës, Serbia po vazhdon të glorifikojë figura të lidhura me krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Duke lartësuar figura që lidhen drejtpërdrejt me gjenocidin shtetëror ndaj popullit shqiptar, Kuvendi i Serbisë dëshmon se ky shtet nuk është penduar për të kaluarën e tij kriminale,” thuhet në reagim.

OVL e UÇK-së ka kërkuar gjithashtu reagim të qartë dhe të prerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, duke paralajmëruar se heshtja ndaj këtyre veprimeve përbën bashkëfajësi morale.

“Kërkojmë që SHBA dhe BE të reagojnë prerë ndaj këtij vendimi të paparë, sepse heshtja përballë narrativave që rehabilitojnë krimet kundër njerëzimit është bashkëfajësi morale”, thuhet në reagimin e tyre.

Komento: