Serbia reagon pas prangosjes së dy serbëve për spiunazh, kërkon lirimin e menjëhershëm të tyre – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Serbia reagon pas prangosjes së dy serbëve për spiunazh, kërkon lirimin e menjëhershëm të tyre

22:25 | 11 Korrik 2019

Policia e Kosovës prangosi dy serbë të dyshuar për spiunazh, Serbia kërkon lirimin e menjëhershëm të tyre

Serbia po kërkon lirimin e menjëhershëm të serbëve që po mbahen nga Policia e Kosovës si të dyshuar për spiunazh.

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ka prangosur dy serbë të dyshuar për spiunazh.

Rreth prangosjes të tyre ka reaguar Zyra e të ashtuquajturës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, transmeton lajmi.
Kjo Zyrë ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të dy serbëve.

“Zyra për Kosovën ka dënuar vazhdimin e fushatës së frikësimit të popullit serb në Kosovë duke prangosur dhe mbajtur peng përfaqësues të funksioneve të rëndësishme publike. Andaj kërkojmë lirimin e menjëhershëm të dy personave të prangosur të mërkurën në kalimi kufitar administrativ në Konçul ku u privuan nga liria në një përpjekje për të hyrë në Serbi”, thuhet në reagimin e kësaj zyre.

Sipas Zyrës së të ashtuquajtur për Kosovën, të mbajturit janë dy drejtorë të shkollave, Trajan Trajkoviq, drejtor i shkollës fillore “Mlladen Markoviq” nga Vitesi dhe Dallibor Dajiq, drejtor i shkollës teknike në Vradanovc.

“Ky është një sulm ndaj popullit serb në Kosovë dhe shembulli më i komplikuar i abuzimit ligjor, të cilat janë gjithnjë e më shumë të ekspozuar ndaj serbëve të shquar”, thuthet në reagim.

Kjo Zyrë përmes këtij reagimi i ka siguruar serbët e ndaluar me një avokat dhe të gjithë mbështetjen e nevojshme ligjore.

“Ne kërkojmë që institucionet ndërkombëtare në terren të ndërhyjnë në mënyrë që të parandalojnë vazhdimin e kësaj fushate brutale dhe drejtorët e shkollave serbe janë ato më të çliruara”, thuhet më tutje në reagim.

Sipas kësaj Zyre, serbëve në Kosovë, duhet t’iu garantohet e drejta për arsim dhe se Serbia do të vazhdojë ta bëjë këtë, duke ofruar ndihmë financiare dhe projekte ekonomike.

Kjo Zyre thekson se pavarësisht presioneve të Kosovës, Serbia do të vazhdojë që t’iu dalë në ndihmë qytetarëve serbë në mënyrë që ata të jetojnë me dinjitet dhe jetë normale.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!