Kryeterroristi serb, Milan Radojiçiq, të cilin Serbia nuk po e nxjerr dot para drejtësisë për sulmin e Banjskës, ka oranizuar udhëtim dimëror për nxënësit serbë të shkollave fillore nga komunat e Kosovës.
Grupi përfshinte 300 nxënës, kryesisht nga komunat e Novobërdës, Vitisë, Gjilanit dhe Kamenicës, dhe të njëjtit ishin akomoduar në njërin prej hoteleve, në bjeshkët e Zlatiborit.
Në njërin prej njoftimeve të lëshuara nga disa prej shkollve të nxënësve që udhëtuan, thuhet se atje pjesëmarrësit realizuan shumë aktivitete.
”Gjatë qëndrimit, ata përjetuan aktivitete të ndryshme, përfshirë udhëtimin me gondolën më të gjatë në botë dhe vizitën në kompleksin kulturor ”Mecavnik”.
Ky udhëtim që do të merrte nxënës serbë nga Kosova dhe do të bartte për në Zlatibor, thuhet të jetë realizuar nga gjashtë deri më tetë dhjetor, dhe fillimisht shihej nga drejtuesit e shkollave si gjest bamirësie.
Megjithatë raportohet se këta nuk janë i vetmi grup të cilët udhëtuan, meqë siç raporton ekonomia online, një autobus me fëmijë serbë nga Kosova, është aksidentuar në Kralevë, gjatë kthimit pas ekskurzionit të organizuar po nga Milan Radojiçiq.
Zëvendësdrejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Studenicës, Milan Maksimoviq, ka konfirmuar se fëmijët e lënduar nga përplasja në afërsi të Kralevës janë mirë, se njëri tashmë është liruar për trajtim shtëpiak.
Anise siç shtoi ai tre mbeten në spital deri nesër për vëzhgim./KlanKosova