Serbia thotë se Kosova ka tërhequr kërkesën për Interpol, s’ka reagim nga institucionet e vendit

16:12 | 15 October 2019

Serbia thotë se Kosova ka tërhequr kërkesën për t’u anëtarësuar në Interpol.

Kështu të paktën po raportojnë mediat serbe në bazë të asaj se çka ka thënë ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, shkruan lajmi.

Në media është publikuar edhe dokumenti në të cilin serbët pretendojnë se pala kosovare e ka paraqitur kërkesën për tërheqjen e këtij aplikacioni.

Dokumenti është dorëzuar në ambasadën e Serbisë në Paris.

Këtë veprim të Prishtinës, ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq e ka quajtur si fitore shumë të madhe të diplomacisë serbe.

Ndërkohë, nga institucionet e Kosovës nuk kanë folur ende për këtë çështje.

Komento: