Serbia ‘vajton’ për taksën në SHBA

12:55 | 06 April 2019

Serbia po i lut Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ta bindë Kosovën për heqjen e taksës.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka qëndruar në Ëashington dhe atje, siç ka thënë, me zyrtarë amerikanë ka biseduar për heqjen e taksës së Kosovës vënë ndaj mallrave të Serbisë dhe vazhdimin e dialogut, transmeton Koha.net.

Pas kthimit në Beograd, ai ka thënë se “do të trokasë në çdo derë” nëpër botë “për t’u dëgjuar fuqishëm dhe larg argumentet e Serbisë.

Ai për rts ka treguar se në Ëashington ka folur me ndihmës sekretarin e Shtetit, Mattheë Palmer, me përfaqësues të Kongresit, të Këshillit për Siguri Kombëtare dhe me ata të Senatit, për t’i njoftuar ata me situatën në të cilën gjendet Serbia.

“Patëm mundësinë të dëgjonim vendosmërinë dhe përcaktimin për vazhdimin e dialogut dhe për gjetjen e zgjidhjes me kompromis. Unë tregova dëshirën tonë që të bëhet më shumë në mënyrë që Kosova të detyrohet të heqë dorë nga taksa”, citohet të ketë thënë Gjuriq.

Ai ka treguar se zyrtarëve të SHBA-së u ka thënë që të bëjnë më shumë që Kosova të heqë dorë nga, siç ka thënë ai, hapa të tjerë destabilzues.

Sipas Gjuriqit, nga bashkëbisedues në Ëashington ka dëgjuar mirëkuptimin për Serbinë që në mënyrë të drejtë të zgjidhet problemi me Kosovën.

“Natyrisht, shqiptarët e Kosovës flasin me miqtë e vet, por tani ka ardhur koha që ne t’i krijojmë miqtë tanë. Ne duhet të shkojmë në SHBA për të luftuar për qëndrimet tona”, ka porositur Gjuriq, përcjell Koha.net.

Ai nuk është përgjigjur çfarë kanë thënë bashkëbiseduesit e tij amerikanë për heqjen e taksës por ka thënë se “Serbia duhet të bisedojë një mijë herë dhe t’i përsërisë argumente veta”.

Komento: