Serbia vazhdon ta akuzojë Kurtin për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”

18:31 | 18 Prill 2022

Bashkimi kombëtar duket se ende po e frikëson Serbinë .

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë një intervistë për gazetën greke e –Kathimerini. Pjesë të saj janë publikuar para disa ditësh, ndërsa e plotë është publikuar sot. Pasi u ka rënë në dorë, mediat serbe deklaratat e Kurtit i kanë interpretuar në kuptimin që Kurti angazhohet ende për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Në Kosovë ka kohë që mendohet se bashkimi kombëtar ka qenë vetëm një retorikë e Kurtit për të ardhur në pushtet. Kurti tashmë është rehatuar në karrigen Kryeministrit të Kurtit, përdorë pa telashe flamurin e Kosovës dhe angazhohet për njohjen e Kosovës sikur të gjithë kryeministrat tjerë.

Për cështjen e bashkimit kombëtar flet ndonjëherë – kur i bëhen pyetje, siç është rasti me një intervistë në një gazetë greke.

Pyetjes për bashkim të Kosovës me Shqipëri, Kurti u është përgjigjur se tani ai dëshiron të forcojë Kosovën.

“Ne duam ta forcojmë Kosovën. Referendumi për bashkim me Shqipërinë nuk lejohet në bazë rë Kushtetutës sonë. Kushtetuta jonë është e rregulluar nga ndërkombëtarët, ka një nen që nuk na lejon të bashkohemi me një shtet tjetër. Dhe kjo është e vështirë të ndryshojë”.

Por, e njëta intervistë është keqinterpretuar në Beograd. Atë sot e keqpërdori qëllimshëm shefi i zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq, me të cilin pala kosovare negocion në dialogun Kosovë –Serbi.

Petkoviq i cili Kosovën e konsideron “krahinë” ka thënë se Kurti ka për qëllim ta krijojë “Shqipërinë e Madhe”

“Ai dërgon njësitë ROSU në komunitetet serbe dhe kështu vazhdon të shprehë qëllimet dhe idetë e tij të rrezikshme dhe militante, duke përfshirë formimin e të ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe”, ka thënë Petkoviq.

Komento: