
Serbisë nuk i konvenon formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, sipas ish-zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim Milazim Gashi.
Sipas tij, mirëmbajtja apo kostoja e Asociacionit e kap vlerën e një miliardë eurove.
“Serbia nuk do ta nënshkruaj asnjë pikë asnjë nen të Asociacionit sepse konvertohet problemi. Kemi 50 mijë banorë serbë në Kosovë, kostoja për me financu Asociacionin është 1 miliardë euro, asnjë Qeveri e Serbisë nuk ka fuqi t’i japë 1 miliardë euro për Asociacion”, tha ai.
Gashi e kritikoi edhe BE-në se ka qenë e njëanshme sa i përket dialogut Kosovë – Serbi. Sipas tij në BE ka “qarqe të financuara nga Rusia”.