Sergi Roberto – Barcelona, ndodh e papritura

14:27 | 05 Mars 2022

E ardhmja e Sergi Roberto larg Barcelonës

Mbrojtësi i Barcelonës, Sergi Roberto pritet të largohet nga ‘Camp Nou’.

Robertos i përfundon kontrata në verë dhe mund të largohet nga Barcelona.

Forma të cilën ka treguar gjatë viteve të fundit ka bërë që ekipi i Xavi Hernandez të mendojë ta lërë të lirë në afatin e ardhshëm veror, transmeton lajmi.net.

Roberto tashmë është në dijeni për këtë opsion dhe është duke shikuar alternativat si Premierliga, kampionat i cili i pëlqen shkaku i kulturës dhe garës së ashpër për titull.

Sergi Roberto ka luajtur gjithsej 316 ndeshje zyrtare me ‘Blaugrana’ ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 37 asistime.

Komento: