Sergio Perez fiton bindshëm në Azerbajxhan

15:11 | 30 Prill 2023

Perez fiton bindshëm në Azerbajxhan.

Për asnjë moment nuk u kontestua fitorja e pilotit meksikan Sergio Perez në garën kryesore për shpërblimin e madh në Azerbajxhan.

Ai vetëm në fillim e pati duelin kur e tejkaloi Charles Leclercun dhe më pas udhëhoqi deri në fund të garës në shtegun e Bakus.

Në fakt ai e bëri edhe një arritje në këtë shteg të rrugës.

Perez u bë piloti i parë që arrin fitoren e dytë në Baku pasi nuk e ka bërë askush deri më tani.

I dyti në Azerbajxhan doli kampioni aktual dhe lideri Max Verstappen me ekipin Red Bull.

Teksa pozitën e fundit në podium e zuri piloti i Ferrarit, Charles Leclerc.

Komento: