Sergio Ramos dhe Real Madridi po vazhdojnë bisedimet për vazhdimin e kontratës.
Kapiteni i madrilenëve së fundi ka refuzuar ofertën e klubit spanjoll. “Mbretërit” i kanë ofruar mbrojtësit kontratë njëvjeçare, që nuk është pranuar nga lojtari.
Ramos ka kërkuar kontratë dyvjeçare për të vazhduar qëndrimin në Madrid.
Mbrojtësi spanjoll është në vitin e fundit të kontratës dhe gjatë verës do të jetë futbollist i lirë.
Ramos aktualisht është lojtari më i paguar te Real Madridi. 34-vjeçari është pjesë e klubit madrilen që nga viti 2005 kur ishte transferuar nga Sevilla.