Sergio Ramos refuzon ofertën e ‘çmendur’ të PSG-së

14:31 | 16 Nëntor 2020

Sergio Ramos ka refuzuar ofertën e PSG-së.

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë dhe do refuzojë ofertën e çmendur të PSG-së.

Sipas AS, Reali do t’i ofrojë Ramosit kontratë njëvjeçare me mundësi rinovimi për një tjetër, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Ramos ka kërkuar kontratë dyvjeçare të garantuar meqenëse ka qenë besnik në tërë këtë kohë.

Mirëpo, PSG-ja ka përfituar nga rasti dhe i ka ofruar kontratë trevjeçare me vlerë 20 milionë euro për sezon, që është tetë milionë euro më shumë se paga momentale që fiton në “Santiago Bernabeu”.

Por, Ramos thuhet se do e refuzojë këtë super ofertë që të mbetet të gjiganti spanjoll, me të cilët ka bërë plotë 660 paraqitje totale.

Komento: