Seria A arrin rekord

23:26 | 27 Gusht 2019

Seria A, ka nisur vrullshëm.

Sezoni 2019-2020 i Serisë A ka nisur me një rekord për sa i përket shikueshmërisë në stadiume.

Që kur ky kampionat është bërë me 20 skuadra, në sezonin 2004- 2005, asnjëherë nuk ishte arritur shifra mesatare e 26 mijë shikuesve për ndeshje.

Kjo tregon se tifozët në Itali po i rikthehen stadiumeve, kjo edhe falë blerjeve të lojtarëve “big” të kryer në dy sezonet e fundit. Në javën e parë, ndeshja me më shumë shikues ishte ajo Inter-Leçe, me 64.188 shikues, që natyrisht rriti edhe mesataren e shikuesve.

Ndeshja e dytë me më shumë shikues ishte ajo Roma-Genoa (38.779) dhe më pas ajo Fiorentina-Napoli (33.614 shikues). Në dy sezonet e fundit, në javën e parë të Serisë A ishte regjistruar një mesatare prej 22 mijë shikuesish.

Komento: