Seria A merr vendim: Pesë zëvendësime edhe për sezonin 2020/2021

17:02 | 10 September 2020

Në Serie A pesë zëvendësime edhe për sezonin 2020/2021.

Pesë zëvendësime në një ndeshje, një gjë e tillë do të vazhdohet të aplikohet edhe sezonin e ri, të paktën në Serie A është pothuajse e kryer, është marrë vendimi.

Presidenti i FIGC (Federata Italian e Futbollit), Gabriele Gravina, pas një takimi me numrin 1 të FIFA-s, Gianni Infantino, dhe kryeministrin italian, Giuseppe Conte, dha një njoftim të rëndësishëm për Serinë A, që do të nisë javën e ardhshme.

“Seria A na ka kërkuar që të aplikojmë pesë zëvendësimet edhe për sezonin 2020/21. Kështu që mund të them që edhe në kampionatin tonë do të ketë pesë zëvendësime në një ndeshje”, u shpreh ai.

Ligat e tjera evropiane duket se po marrin të njëjtin vendim, duke qenë se është një zgjedhje e rëndësishme për ekipet, të cilat ndër të tjera kanë pasur në dispozicion një përgatitje fizike shumë më të reduktuar se zakonisht.

Prandaj, pesë ndryshimet mund të jenë thelbësore.

Komento: