Serie A, njihuni me protokollin sanitar të miratuar nga FIGC dhe Komiteti i Ekspertëve

11:18 | 15 May 2020

Serie A pritet të rikthehet për ta vazhduar sezonin e pezulluar për shkak të pandemisë covid-19.

Komisioni mjekësor dhe Federata Italiane e Futbollit, në bazë të udhëzimeve nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, kanë bërë ndryshimet e radhës në protokollin sanitar për sa i përket stërvitjeve në grup të cilat priten të rifillojnë më 18 maj, ja disa nga udhëzimet më të rëndësishme që klubet duhet të zbatojnë me çdo kusht: Ekipet duhet të ndahen në grupe, në skuadra të vogla të cilat janë të detyruara të kenë kontakt ndërmjet tyre.

Çfarë ndodh nëse dikush rezulton pozitiv? Do të izolohet lojtari dhe pjesa tjetër e grupit që ka punuar. Ky grup do ti nënshtrohet dy tamponëve dhe testeve sierologjike në distancë prej 24 orësh nga njëri tjetri. 2 tamponët dhe testet sierologjike duhet të përsëriten pas një jave. Nëse asnjë nga pjesa tjetër e grupit nuk rezulton pozitiv mund ti rikthehet stërvitjes.

Testet? Klubet duhet të pajtojnë një klinikë private ose mund ti bëjnë edhe jashtë këtij laboratori nëse është e nevojshme. Si do të zhvillohet grumbullimi i ekipit? Java e parë do të jetë e fokusuar tek stërvitjet individuale, në teknikën individuale dhe në grup, me grupe nga jo më shumë se 7-8 lojtarë. Trajneri dhe stafi teknik janë të detyruar të mbajnë një distancë prej 2 metrash dhe janë të detyruar të mbajnë maskë dhe doreza.

Puna në palestër do të jetë shumë e redaktuar gjatë fazës së parë. Në fazën e dytë ekipet mund të zhvillojnë edhe ndeshje kontrolli, stafi nuk do të jetë më i detyruar të mbaj maska dhe doreza. Në dhomat e zhveshjes lojtarët duhet të qëndrojnë në një distancë prej 2 metrash.

Personat e jashtëm nuk do të lejohen të futen në qendrën stërvitore nëse kanë pasur kontakte me virusin, duhet të qëndrojnë në karantinë të detyruar për 14 ditë. Doktorët zyrtar të klubit do të jetë përgjegjësit kryesor për shëndetin e lojtarëve..

Komento: